Kryetar i klubit është zgjedhur Bekim Pantina, i cili theksoi se do të mundohet të punoi për të mirën e klubit.

“Sot e kemi mbajtur kuvendin dhe kemi zgjedhur drejtuesit e ri të klubi. Kuvendarët pjesëmarrës votuan që unë të jem kryetari i klubi, çka i falënderoj për besim e dhënë. Në kuvendin e mbajtur kemi vendosur që edhe klubit t’ia ndërrojmë emrin. Nga Llamkos Kosova do të thirret Kosova e Vushtrrisë”, tha Pantina për ‘Sport Plus’.


Kryetari i ri i klubit, pritet që të hënën të ketë një takim me drejtuesit e Komunës për të marrë ‘bekimin’ e tyre për të vazhduar më tutje. “Të hënën do të takohemi me drejtuesit e Komunës dhe do të shikojmë mundësin e bashkëpunimit, shpresoj se do të kemi përkrahjen e Komuna që të vazhdojmë bashkërisht për të punuar për të mirën e klubi”, vazhdoi Pantina.

Bekim Pantina foli edhe për pronarin Jeton Sadikun, sipas tij Sadiku mund të kthehet lirisht në klub. “Vetëm a donë zoti të rikthehet, ne lutemi që ai përsëri të kontribuojë për klub. Unë nuk kam asgjë kundër tij dhe do të më gëzonte fakti nëse do të kthehet përsëri për të dhënë kontribut në klub”, përfundoi Pantina.

Gazeta kontaktoi, Drejtoreshën e sporteve në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama e cila theksoi se Komuna është e distancuar prej këtij vendimi. “Komuna deri me 10 janar është e distancuar nga çdo vendim rreth klubit”, deklaroi Rama. Kundër këtij kuvendi janë edhe drejtuesit e Kompasin ‘Llamkos Galvasteel’. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app