LAJMI I FUNDIT:

Renato Sanches akuzohet se ka gënjyer për moshën!

Renato Sanches akuzohet se ka gënjyer për moshën!

Futbollisti i Bayernit të Munihut, Renato Sanches, mund të mos jetë aq i ri sa njerëzit mendojnë. Sipas trajnerit francez Guy Roux ai është 24 vjeç dhe jo 18 siç thuhej deri tani.

Sanches i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij fantastike me Portugalinë në “Euro 2016”, duke qenë një nga lojtarët më të mirë. Në fazën e 1/4 ai arriti edhe të shënojë një gol ndaj Polonisë.


Por tashmë rreth futbollistit janë ngritur edhe dyshime në lidhje me moshën e tij, të cilat nuk janë të parat. Siç transmeton Shekulli, gazeta spanjolle “AS”, citon Guy Roux: “Ai pretendon se është 18 vjeç, por duhet të shikojmë në të kaluarën. Unë mund të them me siguri që ai është 23 ose 24 vjeç”.

Nuk është hera e parë që lindin dyshime mbi moshën e lojtarin, pasi edhe përfaqësues të Sportingut të Lisbonës kanë deklaruar se ai nuk tregon moshën, në kohën kur ai luante me Benfikën.

Ndërkohë AS shkon edhe më tej, kur shkruan se lojtari është regjistruar 5 vite me vonesë në Lisbonë për shkak të ndarjes së prindërve të tij.

Renato Sanches është blerë nga Bayerni i Munihut para fillimit të Europianit për 35 milionë euro, një shifër rekord kjo për një lojtar në moshën e portugezit.