eksperti ad

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka akuzuar stafin e Paraguait për sjellje të papranueshme gjatë përballjes së Kupës së Botës, duke pretenduar se nga stoli kundërshtar janë dëgjuar ofendime që kanë prekur edhe nënën e tij të ndjerë.

Franca siguroi me shumë vështirësi kualifikimin në çerekfinale pas fitores ndaj Paraguait, në një ndeshje të mbushur me tension, ndërhyrje të ashpra dhe incidente që vazhduan edhe jashtë vijave të fushës.


Pas përfundimit të takimit, Deschamps pranoi se atmosfera kishte kaluar kufijtë e pranueshëm.

"Ofendimet që vinin nga stoli i tyre ishin diçka pa të cilën do të kisha bërë shumë mirë. Sidomos disa prej tyre", deklaroi trajneri francez, duke lënë të kuptohet se disa komente kishin prekur çështje shumë personale, përfshirë edhe referenca ndaj nënës së tij të ndjerë.

Nga ana tjetër, trajneri i Paraguait, Gustavo Alfaro, i hodhi poshtë akuzat, duke mohuar çdo sjellje të papërshtatshme nga stafi ose lojtarët e tij dhe duke u distancuar nga pretendimet e ngritura nga Deschamps. /Telegrafi/

telegrafi sport app