LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i Interit është më i miri në pesë ligat më të mira të Evropës

Rekordi i Interit është më i miri në pesë ligat më të mira të Evropës

Asnjë ekip në asnjë nga pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032/24, dhe asnjë tjetër portier në ato liga nuk ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa nënshkrimi i verës së Nerazzurrëve, Yann Sommer.

Në Serie A, Interi ka pranuar vetëm shtatë gola nga 16 ndeshje. Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të golave ​​të pësuar nga liderët e Ligës Premier, Arsenal, i cili ka pranuar 15 sosh.


Ndërkohë, në Francë, Nice e Francesco Fariolit ka pranuar më pak gola në Ligue 1, 9 sosh, ndërsa Bayer Leverkusen në Bundesligë dhe Real Madrid i Carlo Ancelottit në La Liga kanë pranuar nga 12 gola deri më tani këtë sezon.

Për krahasim brenda Italisë, Napoli kishte pranuar 13 gola nga 16 ndeshjet e para të sezonit të Serie A në rrugën e tyre drejt titullit të fundit. Napoli e përfundoi sezonin me një total prej 26 gola të pranuar.

Interi dhe portieri kryesor Yann Sommer kanë mbajtur gjithashtu portën e paprekur më shumë në pesë ligat më të mira të Evropës në sezonin 2023/24 me 11 nga 16 ndeshje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, vetëm një portier tjetër në të gjithë kontinentin ka mbajtur të njëjtin numër portash të pastra, Walter Benitez i PSV Eindhoven. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori