LAJMI I FUNDIT:

Reali ia ka ofruar Benzeman në janar Unitedit

Reali ia ka ofruar Benzeman në janar Unitedit
GettyImages

Raportimet se Real Madridi ka dashur të largojë Karim Benzeman edhe gjatë afat kalimtar të janarit.

Sipas Diario Gol, Los Blancos i kanë ofruar Manchester Unitedit të nënshkruajnë me yllin francez.


Benzema ka refuzuar dy oferta për t'u larguar nga Reali
Lexo po ashtu Benzema ka refuzuar dy oferta për t'u larguar nga Reali

Sulmuesi tash e disa kohë nuk po kalon në një formë të mirë në Santiago Bernabeu dhe kështu është cak i kritikave të tifozëve, por me shumë mundësi do t’i durojë ato deri në fund të sezonit.

Për Benzeman kishte shprehur interesim edhe Arsenali, por në fund marrëveshja mes palëve nuk është gjetur.

30-vjeçari këtë sezon ka startuar në 13 ndeshje, ndërsa në dy tjera është futur si zëvendësues.

Në 1077 minuta lojë ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar katër asistime. Benzema u transferua te Reali në vitin 2009 nga Lyoni për rreth 40 milionë euro.

Real Madridi aktualisht renditet në vendin e katër, ndërsa ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Real Socidedadit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori