Reali e do nënshkrimin e Hazardit pa përfunduar sezoni

266:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: Eden Hazard of Chelsea celebrates after scoring a goal during the Premier League match between Chelsea FC and Brighton & Hove Albion at Stamford Bridge on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi shpreson të arrijë marrëveshje me Chelsean pa përfunduar sezoni, për transferimin e Eden Hazard.
Los Blancos janë të interesuar që ta kenë në skuadër futbollistin belg, ndërsa The Telegraph raporton se ata duan të arrijnë marrëveshje sa më herët, në mënyrë që t'i bëjnë planet për sezonin e ardhshëm.
Klubi spanjoll është duke përgatitur një tentativë te re për 28-vjeçarin gjatë kësaj jave, të cilën do t'ua prezantojnë Bluve.

Chelsea e vlerëson Hazardin 100 milionë funte (116 milionë euro), por Reali shpreson të arrijë marrëveshje në vlerë prej 85 milionë funtesh (99 milionë euro).
Në ndërkohë, lojtari ka refuzuar ta nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin anglez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/04/2019



































