Real Madrid gati të rrëmbejë “xhevahirin” e Juventusit për ta zëvendësuar Viniciusin

Sipas Il Corriere dello Sport, Real Madrid po e ndjek me shumë kujdes “numrin 10” të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili prej javësh është në bisedime për rinovimin e kontratës që do ta kthente në një figurë edhe më qendrore të projektit bardhezi.
Disa klube të Ligës Premier, përfshirë Arsenal dhe Chelsea, e kanë ndjekur talentin turk prej kohësh.
Ndërkohë, sipas të përditshmes italiane, skuadra e Xabi Alonsos mund ta shohë Yildiz si zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.

“Los Blancos” raportohet se janë gati të shkojnë deri në fund për yllin e Juventusit, i cili aktualisht fiton pak më shumë se 1.5 milionë euro në sezon (pa përfshirë bonuset) dhe kërkon një pagë në nivelin e lojtarëve më të mëdhenj.
Plani kryesor i gjigantit madrilen është ta shesë Viniciusin drejt Arabisë Saudite, e pastaj me ato para të investojë te “diamanti” turk./Telegrafi/




















































