Real Madrid – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për El Clasicon
Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e nëntë në La Liga.
Dy klubet më të mëdha nga Spanja do të luajnë El Casicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu nga ora 16:15.
Vendi: Santiago Bernabeu
Koha: 16:15
Lajme rreth ekipeve
Real Madrid
Thibaut Courtois pritet të mungojë për shkak të një dëmtimi muskulor me Dani Ceballos gjithashtu jashtë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Antonio Rudiger ka një lëndim në kokë, por do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit
Nuk ka asnjë pezullim për Real Madridin.
Barcelona
Memphis Depay ka një dëmtim muskulor ndërsa Ronald Araujo është jashtë gjithashtu, me këtë të fundit që po përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës pasi iu nënshtrua një operacioni. Hector Bellerin është ende jashtë për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa Jules Kounde është rikthyer tashmë.
Andreas Christensen gjithashtu pritet të mungojë sërish për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Nuk ka asnjë pezullim për Barcelonën.
Fakte
Barcelona ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka mbajtur portën e pastër në gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga.
Real Madridi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka mbajtur portën e paprekur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Barcelona ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohën e plotë në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga.
Analizë
Eder Militao shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Realit ndaj Getafes. Kjo i mban ata të barabartë në pikë me Barcelonën, por mbrapa në diferencën e golave për momentin. Ancelotti luajti me një skuadër paksa të ndërruar kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ku ata barazuan 1-1.
Një gol në minutën e 17-të nga Pedri ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar Barcelonës fitoren ndaj Celta Vigos. Ata ende kanë rekordin më të mirë të mbrojtjes në ligë, duke mbajtur shtatë herë portën të pastër në tetë ndeshjet e tyre dhe duke pranuar vetëm një herë deri më tani këtë sezon. Lëndimet në mbrojtje e goditen ekipin e Xavit këtë javë, ku barazuan 3-3 në shtëpi ndaj Interit.
Barcelona fitoi 4-0 në Santiago Bernabeu në takimin e tyre të fundit konkurrues mes dy klubeve. Ferran Torres dhe Ronald Araujo shënuan nga një gol dhe Pierre-Emerick Aubameyang shtoi dy tjerë.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Pique, Eric Garcia, Marcos Alonso; Busquets, Gavi, Pedri; Raphinha, Dembele, Lewandowski.
Parashikimi: Real Madrid 2-1 Barcelona
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozi vrapoi në fushë për rreth dy minuta, dalin pamjet se si ylli i Dortmundit e rrëzoi atë
Gjasula: Mezi po presim Evropianin, atmosfera është e shkëlqyer në Kombëtare
Sylvinho flet për ndeshjet miqësore të Shqipërisë dhe gjendjen e futbollistëve të grumbulluar
E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin
Kanë kaluar më shumë se 40 vite, kjo ishte skuadra e fundit që e mposhti Real Madridin në një finale të Ligës së Kampionëve
Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin
Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United