Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të Spanjës e njohur si El Clasico dhe e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Los Blancos dhe Blaugranët janë gati për El Clasicon e dytë të sezonit, ndeshje që pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 21:00.


Dy klubet e mëdha janë takuar 231 herë në të gjitha garat. Barcelona ka fituar 88 herë, dhe Real Madrid ka fituar 95, ndërsa ka pasur 48 barazime.

Vendi: Santiago Bernabeu (Madrid)Koha: 21:00

bernabeu

Lajme rreth ekipeve Real Madrid

Real Madridi do të jetë i shqetësuar pasi ylli e tyre, sulmuesit Karim Benzema, i cili mungon shkaku i një dëmtimi.

Përveç Benzemas, do të mungojë edhe Ferland Mendy, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë një kohë të gjatë.

real vs barca 1 e1647772536980

Barcelona

Barcelona do të jetë pa tre lojtarë të rëndësishëm në këtë përballje në El Clasico.

Ansu Fati, Sergio Roberto dhe Samuel Umtiti do të mungojnë për shkak të lëndimeve afatgjate.

real vs barca 1 1 e1647772550132

Fakte

Real Madridi është i pamposhtur në 24 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Në gjashtë ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga janë shënuar mbi tri gola.

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.

skysports barcelona real madrid 5639685

Analizë

Kjo është një lojë e madhe për të dyja skuadrat dhe pa dyshim që të dy menaxherët do të jenë nervozë.

Los Blancos llogariten për një nuancë favorit shkaku i terrenit vendas, por mungesa e Benzemas dhe forma e mirë e Barcelonës e çon ndeshjen drejt një barazimi.

Formacionet e mundshme Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Asensio, Vinicius Jr;

reali

Barcelona: Ter Stegen; Alves, Pique, Araujo, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Dembele, Aubameyang, Ferran Torres;

barca 2

Parashikim: Real Madrid 1-1 Barcelona/Telegrafi/

telegrafi sport app