Ismet Ramushi është rikthyer te Drita. Ai u shpreh i lumtur që u rikthye te ekipi ku luajti për shumë vite, ndërkohë beson që do të arrijë t’i ndihmojë bashkëlojtarëve për të mbijetuar në elitën e futbollit kosovar.

“Kam arritur marrëveshje me Dritën. Që nga dita e nesërme (sotme) do t’i bashkohem pjesës tjetër të ekipit në stërvitje. Jam i lumtur që jam rikthyer përsëri te Drita”, u shpreh Ramushi për ‘Sport Plus’.


Ai më herët bëri karrierë edhe te Gjilani. Drita përveç Ramushit është përforcuar edhe me Artan Latifin e Armend Kastratin, derisa është në kontakte edhe me disa futbollistë të tjerë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app