LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka ndikuar në vendimet e tij në pjesën e dytë

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka ndikuar në vendimet e tij në pjesën e dytë
(Foto: Getty Images)

Sergio Ramos ka thënë se Lionel Messi i kishte bërë presion gjyqtarit gjatë ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Superderbi botëror përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa pati reagime të shumta për lëshime në ndarjen e drejtësisë.


(Foto: Getty Images)

“Ishte një ndeshje e mirë nga ne për të treguar se donim t’i mposhtnim kampionët. Në përgjithësi, luajtëm mirë, që nga minuta e parë deri në të fundit. Nxorëm një barazim, kemi dashur t’ua ndërpritnim rrjedhën pa humbje, por jemi duke u përgatitur për finalen (e Ligës së Kampionëve)”, ka thënë kapiteni i Realit.

Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras
Lexo po ashtu Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras

Ai e ka komentuar fërkimin me Luis Suarezin duke thënë se nuk e kishte prekur aspak uruguaianin dhe se sulmuesi katalunas pëlqen ta humbë kohën me gjeste të tilla.

(Foto: Getty Images)

Sa u përket momenteve kundërthënëse në ndarjen e drejtësisë, Ramos është shprehur: “Për këtë gjë janë gjyqtarët e specializuar për atë punë. Messi bënte presion ndaj gjyqtarit në tunel”.

“Nuk e di nëse kamerat e kanë kapur dhe nuk e di në se ka pasur ndikim në vendimet e gjyqtarit në pjesën e dytë”.

(Foto: Getty Images)

“I tillë është futbolli dhe gjithçka duhet të mbetet në fushë. Derisa nuk të lëndon, duhet të kesh respekt”, ka deklaruar spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori