R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg, pasi u shpall fajtor për shantazh dhe trafik seksual në gjyqin që zgjati gjashtë javë.

Gjyqtarja Ann Donnelly vendosi dënimin ndaj këngëtarit pas një seancës së të mërkurës, ndërsa muzikanti nuk iu drejtua gjykatës gjatë seancës.

Viktimat u mbajtën për dore derisa lexohej dënimi dhe Kelly nuk pati asnjë reagim të dukshëm. Shtatë nga viktimat e Robert Sylvester Kelly dhanë deklarata gjatë seancës dëgjimore.

(Foto: Fox News/AP, File)

Autori i hitit “I Believe I Can Fly” u dënua për akuzën për shantazh, duke përfshirë 14 akte themelore të shfrytëzimit seksual të një fëmije, rrëmbim, ryshfet dhe akuza për trafikim seksual.

U shpall fajtor për abuzim seksual, reagon ish-bashkëshortja e R. Kelly: Zemra ime është e thyer për fëmijët tanë U shpall fajtor për abuzim seksual, reagon ish-bashkëshortja e R. Kelly: Zemra ime është e thyer për fëmijët tanë

R. Kelly u dënua gjithashtu për tetë shkelje të ligjit që e bën të paligjshëm transportin e njerëzve nëpër linjat shtetërore për “qëllime imorale”.

Këngëtari nga Chicago tashmë i ka kaluar rreth tre vjet prapa grilave. Ai aktualisht përballet edhe me akuza të veçanta penale në tri raste të tjera. /Telegrafi/