Qëndrim Sejdiu drejt Drenicës

Skuadra nga Skenderaj është në bisedime të avancuara me mesfushorin prishtinas dhe gjatë këtyre ditëve mund të zyrtarizohet transferimi i tij në ‘Bajram Aliu’.
Lajmin për bisedimet mes dy palëve, i ka konfirmuar për Telegrafin trajneri i ‘kuqezinjve’, Tahir Lushtaku.
“Jemi në bisedime por ende nuk kemi arritur marrëveshje. Gjithçka ka shkuar mire deri më tani dhe na kanë mbetur t’i diskutojmë edhe disa detaje para se të nënshkruajmë”.
“Kam besim se në pranverë Qëndrimi do të veshë fanellën e Drenicës, por ta shohim këto ditë se çfarë do të ndodhë përfundimisht”, deklaroi Lushtaku për Telegrafin.
Drenica për qëllim ka që në stinorin pranveror ta paraqitet në mënyrë sa më të mirë, ku objektiv i klubit është pjesa e epërme e tabelës, si dhe Kupa e Kosovës. /Telegrafi/



















































