LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti rreth krimeve monstruoze të forcave ruse në Bucha: Nga prerja e veshëve deri tek përdhunimi i grave

Publikohet raporti rreth krimeve monstruoze të forcave ruse në Bucha: Nga prerja e veshëve deri tek përdhunimi i grave

Një raport i ri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tregon se në Bucha janë kryer krime të tmerrshme kundër viktimave civile. Hetuesit zbuluan dhoma sekrete torture të ngritura nga ushtarët rusë në një kamp veror ku njerëzit u torturuan brutalisht – veshët e tyre u prenë, u nxorën dhëmbët, trupat iu masakruan dhe shumë gra u përdhunuan.

Misioni i OSBE-së arriti në Bucha menjëherë pasi në rrugët e atij qyteti u zbuluan trupa të pajetë, pas tërheqjes së ushtrisë ruse. Raporti tashmë u është paraqitur autoriteteve në Kiev dhe është konstatuar një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Konventës së Gjenevës.


Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter, tha se raporti “na jep një mundësi për të dokumentuar krimet e pamatur, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet e kryera nga anëtarët e forcave ruse”.

Rusët sulmojnë me raketa një universitet në Mykolaiv
Lexo po ashtu Rusët sulmojnë me raketa një universitet në Mykolaiv

Sipas OSBE-së, Bucha dhe Irpin janë dy shembuj simbolikë të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të Konventës së Gjenevës.

Ukrainasit u vranë, u përdhunuan, u rrëmbyen dhe u deportuan masivisht në Rusi. Sipas OSBE-së, më shumë se 1.3 milion qytetarë ukrainas u deportuan kundër vullnetit të tyre në Rusi, ndërsa dhjetëra mijëra civilë u burgosën në “qendra filtruese” përpara deportimit.

“Shkeljet e ligjit ndërkombëtar përfshinin keqtrajtimin e të burgosurve të luftës, vrasjen e qëllimshme të civilëve, sulmet e qëllimshme ndaj civilëve dhe objekteve civile, duke përfshirë shkollat, spitalet ose pasurinë kulturore, ose mosrespektimin e parimeve të dallimit, proporcionalitetit dhe masave paraprake”, thuhej në raport.

Ekspertët arritën në përfundimin se provat foto dhe video vërtetonin se forcat ruse kryen “vrasje të organizuara në shënjestër të civilëve në Bucha”, të cilët u gjetën të vrarë me duart e lidhura pas shpine.

Në Bucha u gjetën dhoma torturash, të cilat ndaheshin me mure betoni dhe ndodheshin në një kamp veror në atë qytet. Në njërën prej dhomave u gjetën vrima plumbash në mur, për këtë arsye hetuesit arritën në përfundimin se aty kryheshin ekzekutime.

Në një dhomë tjetër, ekspertët thonë se ka prova të torturës dhe në të u gjetën trupat e pesë burrave të vdekur.

“Ata ishin të mbuluar me djegie, mavijosje dhe plagë”, thuhet në raport.

Sa do të zgjasë lufta - kjo varet nga Britania e Madhe?
Lexo po ashtu Sa do të zgjasë lufta - kjo varet nga Britania e Madhe?

Në një pjesë tjetër të Buchas, në bodrum u zbuluan kufomat e 18 burrave, grave dhe fëmijëve. Në raport thuhet se “disa u janë prerë veshët dhe të tjerëve u janë hequr dhëmbët”.

Misioni i OSBE-së deklaroi se informacionet për përdhunimin dhe abuzimin seksual të grave dhe vajzave nga forcat ruse “ekzistojnë me bollëk”, veçanërisht në territoret e pushtuara rishtazi.

Në një bodrum në Bucha, 25 vajza të moshës nga 14 deri në 24 vjeç u ndaluan dhe, sipas raportit, u përdhunuan dhe dhunuan për ditë të tëra. Nëntë vajza tani janë në një gjendje tjetër.

Në të njëjtën kohë, misioni i OSBE-së arrin në përfundimin se ushtarët rusë përdorën civilët si “mburoja njerëzore”. Ata u mbajtën robër për 25 ditë në mars në bodrumin e një shkolle, ku ndodhet një kamp i madh ushtarak rus.

Rekrutimi, ose shërbimi i detyrueshëm ushtarak, u imponua për të gjithë burrat vendas midis moshës 18 dhe 65 vjeç në zonat e kontrolluara nga Rusia të Donbass, si dhe në rajonet Kharkiv, Kherson dhe Sumy, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori