Një ndër emrat më të përfolur në media rozë janë padyshim aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj.

Dyshja e njohur muaj më parë u bën pjesë e Big Brother VIP dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme krijuan një romancë me njëri-tjetrin.

Lidhja e tyre u paragjykua pasi aktori u konsiderua se kishte lënë përgjysmë një tjetër marrëdhënie me moderatoren e njohur, Bora Zemani, me të cilën edhe pati një takim romantik brenda shtëpisë.

Foto: Top Channel

Pavarësisht se Donaldi dhe Bora pas takimit të shkurtër u kthen në një ndër çiftet më të komentuara dhe më të pëlqyera atë kohë, kjo nuk mjaftoj dhe Donaldi nisi një raport me Beatrix.

Reklama

Por, edhe lidhja e ish-banorëve ishte jetëshkurtër dhe u raportua se menjëherë pas daljes nga BBV ata i dhanë fund romancës.

Reklama

Megjithëse dihet pak se çfarë ka ndodhur mes tyre, së fundmi ‘Kryefjala’ ka publikuar një fotografi të Doanldit dhe Beatrixës që thuhet se është realizuar menjëherë pas Big Brother.

Ish-çifti shihen së bashku në makinë teksa duken mjaft të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen e 27-të Binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen e 27-të

Ndërkohë, tash prej kohësh Donaldi ka rifituar zemrën e Borës, ndonëse dyshja nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë ata janë parë së bashku në ambiente të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

Foto: Semi Jaupaj/Instagram

Reklama