LAJMI I FUNDIT:

PSG me një top transferim nga Barcelona – katalunasit nuk do të fitojnë asnjë cent

PSG me një top transferim nga Barcelona – katalunasit nuk do të fitojnë asnjë cent

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për një talent që më parë i përkiste ish-klubit të tij. Portieri Arnau Tenas mendohet se është në prag të marrëveshjes me parisienët.

Sipas Relevo, gardiani është afër nënshkrimit për PSG. Ai u largua nga Barcelona këtë verë, pasi i skadoi kontrata dhe klubi katalunas humbi afatin për të vazhduar marrëveshjen e tij.


22-vjeçari ishte në bisedime me Barcelonën edhe një herë për t’u rikthyer në skuadër, por këto bisedime tani mendohet se janë prishur.

Barcelona del me qëndrim zyrtar rreth lajmeve që e lidhin Mbappen me klubin
Lexo po ashtu Barcelona del me qëndrim zyrtar rreth lajmeve që e lidhin Mbappen me klubin

Tenas erdhi përmes sistemit në La Masia dhe ishte kapiten i Barca Atletic sezonin e kaluar, dhe kjo është një pjesë e arsyes që ‘Lucho’ është kaq i interesuar për të.

Tenas e kupton stilin e portierit që Luis Enrique dëshiron përsa i përket lojës nga prapa dhe përdorimit të këmbëve, diçka që strategu e kishte prioritet kur ishte në krye të Spanjës.

Katër lojtarët e Barcelonës që PSG i do në këmbim të Mbappes
Lexo po ashtu Katër lojtarët e Barcelonës që PSG i do në këmbim të Mbappes

Me largimin e Keylor Navas dhe Sergio Ricos të indisponuar ndërsa rikuperohet nga trauma e kokës, Tenas do të mbërrinte si zëvendësues i Gianluigi Donnarumma, ku mund të vazhdonte të rritet. Vihet re gjithashtu se Luis Enrique ndan të njëjtin agjent si Tenas.

Barcelona u kritikua për dritëshkurtësinë e tyre me Tenas, duke u përpjekur ta rikthejë atë në klub me një normë më të ulët se sa ishte rënë dakord nëse do të kishin shkaktuar një zgjatje të kontratës së tij. Duke parë se sa shumë vlerësohet ai në tregun e hapur, kjo vetëm mund të rrisë keqardhjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori