LAJMI I FUNDIT:

PSG mposhtet në finale, Rennes fiton Kupën e Francës pas trilerit të penalltive

PSG mposhtet në finale, Rennes fiton Kupën e Francës pas trilerit të penalltive
Foto: B/R Football/Twitter

Paris Saint-Germain është mposhtur nga Rennes në finale të Kupës së Francës e njohur ndryshe si Coupe de France, pas ekzekutimit të penalltive me lojën e rregullt dhe vazhdimet që përfunduan me barazim 2-2.

Rennes ka arritur të fitojë Kupën e Francës duke fituar ndaj kampionit francez edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, për dallim nga Rennes që shënoi një.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 13-të minutave lojë dhe ishte Dani Alves, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Neymar, ndërsa sulmuesi braziliani pas asistimit arriti të shënoj për 2-0 në minutën e 21-të.

Rennes u rikthye në lojë në minutën e 40-të falë një autogoli të Presnel Kimpembe dhe shkuan në pushim me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë ishin përsëri kryeqytetasit që luajtën më mirë, por Rennes shënoi golin e vetëm me anë të Edson Mexer (66′) dhe ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2.

Në vazhdime ekipi i Thomas Tuchel vazhdoi dominimin, por edhe përkundër shumë rasteve te dy pjesët përfunduan pa gola dhe fituesi u desh të caktohej nga penalltitë.

Në penallti më të saktë ishin lojtarët e Rennes që arritën të shënojnë që të gjashtë penalltitë, për dallim nga ata të PSG që shënuan vetëm pesë dhe humbën të gjashtin me anë të Christopher Nkuku. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori