LAJMI I FUNDIT:

PSG futet në mes fuqishëm për Tchouamenin, Real Madridi nuk dëshiron ta kalojë kufirin

PSG futet në mes fuqishëm për Tchouamenin, Real Madridi nuk dëshiron ta kalojë kufirin

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Aurelien Tchouameni, por drejtorët e tyre nuk duan të bëjnë çmenduri financiare që mund të ketë pasoja për stabilitetin e klubit, ndërsa pas derës qëndron PSG.

Real Madridi ka folur me lojtarin dhe i ka bërë një propozim Monacos, por për momentin kjo nuk i plotëson pritshmëritë e klubit të principatës, të cilët kërkojnë 100 milionë euro për shitjen e mesfushorit.


Tchouameni konsiderohet një nënshkrim strategjik nga drejtuesit dhe stafi teknik i Real Madridit dhe pas përfundimit të sagës së Kylian Mbappe, ata duan të fillojnë punën e lënë në mes.

Pas kontakteve të para, drejtuesit e Real Madridit u përballën me interesin e Liverpoolit dhe vendosmërinë e PSG-së për ta marrë Tchouamenin, aq sa kampionët e Ligue 1 e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të investojnë 100 milionë euro.

Real Madridi është i shqetësuar se PSG do ta rrisë çmimin e francezit shumë më lart se sa është realisht dhe aq më tepër kur krahasohet me operacionin e kryer 10 muaj më parë të Eduardo Camavinga, për të cilin pagoi 30 milionë euro.

Duket se Monaco nuk është gati të ulë shumën pasi edhe PSG ka ofrua aq sa duan.

Në anën Real Madrid dëshiron Tchouameni dhe lojtari dëshiron të luajë për Real Madridin, por ka një kufi për gjithçka, që mbretërit nuk duan ta kalojnë. /Telegrafi/