Ndeshja Inter – Sassuolo është shtyrë pas një shpërthimi të COVID-19 në skuadrën e Nerazzurrëve, por ka shumë pyetje në lidhje me protokollin e vendosur nga Serie A, FIGC dhe CONI.

Danilo D’Ambrosio doli pozitiv të martën, me Samir Handanovic që iu bashkua të mërkurën, ndërsa sot dy shokë e tjerë të skuadrës Matias Vecino dhe Stefan de Vrij gjithashtu dolën pozitiv.

Shpejtësia e përhapjes është shumë e ngjashme me situatën që u shfaq në Torino dy javë më parë dhe ka shumë të ngjarë që virusi të jetë ai i ‘variantit anglez’ të COVID.

Kjo bëri që ASL (autoriteti lokal shëndetësor) në Milano, të urdhërojë skuadrën e Interit të ndërpresë të gjithë aktivitetin deri në mesnatën e së dielës dhe të mbetet në karantinë.

Duke marrë parasysh se loja është caktuar për të shtunën në mbrëmje, është objektivisht e pamundur të zhvillohet ndeshja.

Lega Serie A ende nuk ka njoftuar shtyrjen, sepse pas problemit më ndeshjet e Torinos, ka betejë përsëri rreth protokollit .

Kur u hartua protokolli verën e kaluar pas rinisjes, ideja ishte që shumica e ndeshjeve të vazhdonin për aq kohë sa çdo skuadër kishte akoma 13 lojtarë në dispozicion, përfshirë një portier.

Në protokoll është përfshirë edhe një nen ku shkruhet se klubet mund të kërkonin që një ndeshje të shtyhej, por jo më shumë se kaq. Interi do të jetë në gjendje të aktivizojë këtë gjë pa problem.

Sikurse në ndeshjen Lazio-Torino, ASL ka sunduar mbi Lega Serie A. Varianti anglez dhe rritja e rasteve, ka bërë që ASL të ndërhyjë në futboll.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sërish, sikurse që ndodhi edhe me ndeshjen Juventus – Napoli që u mor vendim të riluhet. /Telegrafi/