E ardhmja e Boris Johnsonit si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar po rrezikohet si kurrë më parë.

Momentet e vështira politike u shtuan të martën kur Sekretari i Shëndetësisë dhe Kancelari i Thesarit dhanë dorëheqje brenda 10 minutash pas mos reagimit të kryeministrit rreth akuzave për ngacmim seksual të një deputeti konservator.

Kjo shkaktoi një varg dorëheqjesh dhe letrash mosbesimi nga ministrat e rinj dhe deputetët duke shkaktuar kaos të madh sikurse gjatë përmbytjeve të mëdha shkaku i shiut.

Pse Boris Johnson po përballet me krizën më të madhe qeveritare dhe çfarë vjen më pas? Pse Boris Johnson po përballet me krizën më të madhe qeveritare dhe çfarë vjen më pas?

Atë mbrëmje, një grup ministrash të lartë shkuan në Downing Street në përpjekje për të bindur kryeministrin të jepte dorëheqje, transmeton Telegrafi.

Por deri më tani 58-vjeçari mbetet sfidues dhe thotë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje duke pasur parasysh “besimin kolosal” që ka marrë nga votuesit në zgjedhjet e fundit.

Aleati i kabinetit, Jacob Rees-Mogg, e dënoi fushatën kundër kryeministrit britanik.

Deputeti konservator, Andrew Mitchell, i tha BBC-së se “është pak si vdekja e Rasputinit. Ai ishte helmuar, goditur me thikë dhe trupi i tij është hedhur në një lumë të ngrirë dhe ende po jetonte”.

Një natë e dehur në Westminster

Të enjten e kaluar, Noa Hoffman, reportere e gazetës The Sun raportoi se një deputet konservator kishte dhënë dorëheqje pas një ndejë në Carlton, një klub privat.

Në letrën e dorëheqjes, Chris Pincher i tha kryeministrit se “piu shumë” dhe “turpëroi veten dhe njerëzit e tjerë”.

Por çështja doli të ishte shumë më serioze: ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy burra në klubin e natës duke “ledhatuar” të paktën njërin prej tyre në gjunjë.

Johnson nuk planifikon të japë dorëheqje: Në rrethana të vështira, puna duhet të vazhdojë Johnson nuk planifikon të japë dorëheqje: Në rrethana të vështira, puna duhet të vazhdojë

Më pas ndodhën dy gjëra. Qeveria informoi mediat se Pincher e kishte kuptuar se ishte sjellë keq dhe kështu do të mbante detyrën si deputet dhe nuk do të përballej me veprime të mëtejshme.

Por në prapaskenë deputetët konservatorë u zemëruan.

Akuza të ngjashme për sjellje të pahijshme seksuale kishte edhe në kaluarën për Pincherin.

Megjithatë, Johnson e kishte vënë atë në një pozicion pushteti si zëvendëskryetari i partisë – zbatues që siguron disiplinën e deputetit, por që janë gjithashtu përgjegjës për çështje kishtare.

Si ndryshoi linja zyrtare

Rrëfimi u zhvillua rreth asaj se kur e kuptoi këtë rast Johnsoni dhe sa dinte rreth ngjarjes.

Për ditë të tëra, ministrat dhe zëdhënësi i kryeministrit këmbëngulën se ai nuk ishte në dijeni të akuzave specifike kundër Pincherit kur e emëroi atë zëvendëskryetar të whip-it (zyrtar i një partie politike që për detyrë ka të sigurojë disiplinë partiake në një legjislaturë).

Kush janë ministrat dhe zyrtarët qeveritarë që dhanë dorëheqje në Britani të Madhe Kush janë ministrat dhe zyrtarët qeveritarë që dhanë dorëheqje në Britani të Madhe

Të hënën në mbrëmje, ajo histori u rrëzua kur korrespondenti politik, Ione Wells zbuloi se i pari i qeverisë në fakt ishte në dijeni të një ankese zyrtare për “sjellje të papërshtatshme” të Pincherit kur ai ishte Ministër i Jashtëm nga viti 2019-20.

Të martën pa një ndërhyrje publike dramatike nga ish-shërbyesi civil i Zyrës së Jashtme, Sir Simon McDonald, i cili tha se Johnson ishte informuar personalisht për ankesën.

Downing Street më pas u tha gazetarëve se Johnson në fakt e dinte – por e kishte “harruar”.

Të martën, Johnson pranoi se kishte bërë një “gabim” duke e emëruar Pincherin. Por dëmi tashmë ishte bërë.

Dorëheqje bombë

Pakënaqësia shpërtheu kur kancelari i Thesarit, Rishi Sunak – përgjegjës për ekonominë – dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid dhanë dorëheqje.

Sunak përmes një letre deklaroi se publiku “me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet”.

Në një deklaratë të mëvonshme në Parlament të mërkurën, Javid tha se problemi “fillon në krye” dhe “kjo nuk do të ndryshojë”.

Pasditen e së martës, Johnson takoi pjesën tjetër të kabinetit për të zbuluar se kush po qëndronte dhe kush po shkonte – deri më tani pjesa tjetër e kabinetit i kanë mbetur besnik.

A do të japë dorëheqje Johnson? Apo të thërrasë zgjedhje të përgjithshme?

Të mërkurën, Johnson doli para deputetëve dhe duket tejet i vendosur për të kapërcyer stuhinë.

I pyetur nga një deputet konservator nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën ai do të jepte dorëheqje – ai u përgjigj se do të “mbetej”.

Komisioni nuk ndryshon rregullat e votëbesimit - Johnson nuk mund të shkarkohet Komisioni nuk ndryshon rregullat e votëbesimit - Johnson nuk mund të shkarkohet

“Sinqerisht, puna e një kryeministri në rrethana të vështira kur të është dhënë një mandat kolosal është të vazhdosh dhe kjo është ajo që do të bëjë”, tha ai, duke iu referuar fitores dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-s.

Por, Chris Mason i BBC-së tha se mund ta ndjeni, dëgjoni dhe nuhasni autoritetin që po largohej nga Johnsoni kur ai po largohej prej parlamentit u tall nga deputetët laburistë të opozitës me fjalët “bye bye”.

Disa ministra të kabinetit, duke përfshirë Sekretaren e Brendshme, Priti Patel dhe kancelarin, Nadhim Zahawi, të emëruar të martën për të zëvendësuar Sunakin, janë ndër figurat e larta që tani i kërkuan Johnson të japë dorëheqje.

Kryeministri mund të përballet gjithashtu me një votëbesim të dytë javën e ardhshme, pasi atij iu tha nga deputetët kryesorë se do të ndryshonin rregullat e partisë konservatore për ta lejuar atë.

Disa kanë vënë në pikëpyetje nëse Johnson mund të kërkonte të forconte pozicionin duke thirrur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Megjithatë, një sondazh i YouGov të martën tregoi se 69 për qind e britanikëve tani mendojnë se Johnson duhet të japë dorëheqje dhe më shumë se gjysma e votuesve konservatorë gjithashtu besojnë se ai duhet të largohet.

Pra, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme mund të ishin të rrezikshme në këtë kohë duke parë situatën ku ndodhet bota. /Telegrafi/