LAJMI I FUNDIT:

Johnson nuk planifikon të japë dorëheqje: Në rrethana të vështira, puna duhet të vazhdojë

Johnson nuk planifikon të japë dorëheqje: Në rrethana të vështira, puna duhet të vazhdojë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar se do të luftojë për të qëndruar në pushtet pavarësisht thirrjeve në rritje për të dhënë dorëheqje.

Pozicioni i Johnson është tronditur nga një sërë dorëheqjesh nga kolegë dhe ministra që besojnë se ai nuk është një kryeministër i mirë.


Pas dorëheqjes së më shumë se 30 zyrtarëve, disa përfaqësues besojnë se ai nuk mund t’i plotësojë ato pozicione në një kohë kur qeverisë i kërkohet t’i përgjigjet rritjes së kostos së jetesës dhe të mbështesë një ekonomi, rritja e së cilës po ngadalësohet dhe kërcënohet me recesion.

Fati i tij mund të vendoset që më vonë të mërkurën, kur i ashtuquajturi Komiteti i vitit 1922 mblidhet për të vendosur rregullat për votëbesimin. Zëdhënësi i Johnsonit tha se kryeministri beson se do t’i mbijetonte një votimi të tillë, raporton washingtonpost.

“Detyra e kryeministrit në rrethana të vështira” është të vazhdojë punën, tha Johnson duke shtuar “Unë do ta bëj atë”.

Më herët, ai u përpoq të tregonte autoritetin duke emëruar shpejt si ministër të financave Nadhim Zahawin, një politikan popullor brenda Partisë Konservatore, i cili vlerësohet me prokurimin e shpejtë të vaksinës COVID-19.

Por performanca e Johnson në parlament hasi në një përgjigje brutale, shkruan Reuters. Pozicioni i vështirë në të cilin ndodhet u tregua kur disa kolegë të tij nga pushteti nuk arritën të përmbaheshin së qeshuri, ndërsa kreu i opozitës i tha se ishte kreu i “brigadës së lehtë”.

Pse Boris Johnson po përballet me krizën më të madhe qeveritare dhe çfarë vjen më pas?
Lexo po ashtu Pse Boris Johnson po përballet me krizën më të madhe qeveritare dhe çfarë vjen më pas?

Johnson iu përgjigj kërkesave për dorëheqje që i bënë tre anëtarë të partisë së tij, “natyrisht, nëse do të kishte rrethana që unë e ndjeja se ishte e pamundur që kjo qeveri të vazhdonte dhe të refuzonte mandatin që i ishte dhënë, atëherë do ta bëja”.

Ish-ministri i shëndetësisë Sajid Javid gjithashtu e sulmoi atë, duke përmendur të gjitha aferat dhe gafat “Në një moment ne duhet të vendosim se është shumë. Kjo pikë është sot”.

Ndryshe, sipas një sondazhi të YouGov, 69 për qind e britanikëve janë dakord me ish-ministrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori