LAJMI I FUNDIT:

Projekti i shtatë me radhë, Kastro sjell videoklipin e këngës ‘La Bamba’

Projekti i shtatë me radhë, Kastro sjell videoklipin e këngës ‘La Bamba’

Kastriot Aliu është emër i ri në tregun muzikor, por që nga hip hop artistët është ndër më aktivit me projekte të reja.

I njohur me emrin artistik Kastro, ka sjellë para adhuruesve të vet edhe projektin e shtatë brenda një periudhe të shkurtë prej gjashtë muajsh.


La Bamba titullohet kënga e radhës e gjilanasit që sapo është publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari, ndërsa për videoklipin është përkujdesur ‘Zoom Production’.

Sapo është publikuar kënga e re, mirëpo Kastro ka paralajmëruar në Instagram se është duke punuar që së shpejti ta sjell një tjetër këngë. /Telegrafi/