LAJMI I FUNDIT:

Projekti i ri nga Capital T lansohet të shtunën

Projekti i ri nga Capital T lansohet të shtunën

Reperi i njohur, Capital T ka finalizuar një projekt të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.


Trim Ademi (emri i plotë) ka publikuar disa imazhe të reja sipër të cilave ka njoftuar kohën e publikimit të këngës së re.

Foto: Capital T/Instagram

“Dashni” nesër në ora 16:00”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, aktualisht reperi po shijon suksesin e projektit të fundit “Hera e fundit”.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Projekti që u lansua më 26 nëntor deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Teksa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe reperi që njihet për hitet të shumta. /Telegrafi/