Këngëtari Limi Gacaferi është rikthyer me një projekt të ri muzikor, ku këtë herë i këndon një dashurie që duket se e ka “larg” – ashtu siç e thotë edhe vetë titulli i këngës.

Artisti e ka publikuar këngën e re në kanalin e tij në YouTube, ndërsa projekti mban emrin “Larg” dhe vjen si prodhim i Joe Alltic.


Përveç realizimit muzikor, “Larg” shoqërohet edhe me një videoklip mjaft interesant, ku dominojnë pamjet verore dhe bukuria bregdetare, duke i dhënë këngës një atmosferë të lehtë dhe romantike, të përshtatshme për sezonin.

Megjithatë, krahas këngës dhe klipit, projekti ka ndezur edhe kureshtjen e publikut: kush është vajza të cilës Limi i këndon si “dashuri e largët”?

Kjo mbetet pyetja që po qarkullon mes ndjekësve, ndërsa kënga po merr vëmendje në rrjete sociale. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be