LAJMI I FUNDIT:

Probleme serioze për Liverpoolin: Klopp mund ta fillojë sezonin e ri pa tetë lojtarë

Probleme serioze për Liverpoolin: Klopp mund ta fillojë sezonin e ri pa tetë lojtarë

Rreth tetë lojtarë të Liverpoolit thuhet se mund të humbasin ndeshjen hapëse të klubit në sezonin 2022-23 në Ligën Premier kundër Fulhamit.

The Reds do të udhëtojnë në “Craven Cottage” për të përballuar skuadrën e sapopromovuar të shtunën, më 6 gusht. Megjithatë, ata mund të jenë pa një numër lojtarësh, duke përfshirë disa titullarë, sipas “Liverpool Echo”.


Portieri i parë, Alisson Becker është një nga mungesat më të dukshme të mundshme. Braziliani luajti miqësoren e hapjes para-sezonale të skuadrës së tij kundër Manchester United, por që atëherë ka munguar për shkak të një lëndimi. Zëvendësi i portierit, Caoimhin Kelleher, pësoi një lëndim ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren në qershor.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Sidoqoftë, Jurgen Klopp i tha faqes zyrtare të Liverpoolit se pret që Alisson të jetë i disponueshëm për përballjen e tyre kundër Fulhamit. Tekniku gjerman deklaroi gjithashtu se Kelleher mund të ketë nevojë për dy deri në tre javë për t’u kthyer plotësisht në formë.

Sulmuesi portugez Diogo Jota është gjithashtu jashtë fushës për shkak të një lëndimi muskulor dhe nuk mori pjesë në kampin stërvitor të “Reds” në Austri. Naby Keita (i sëmurë) dhe Curtis Jones (lëndim i paspecifikuar) nuk luajtën në ndeshjen e tyre të Community Shield kundër Manchester Cityt. Dyshja mund të mungojë edhe në përballjen ndaj Fulhamit.

Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat
Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Një tjetër nga mesfushorët e tyre, Alex Oxlade-Chamberlain, pësoi një lëndim të kofshës gjatë fitores së tyre 2-0 kundër Crystal Palace në para-sezon. Gjermani konfirmoi se lëdnimi i anglezit ishte ‘serioz’ (në 90 minuta) dhe ai duket i sigurt se do të humbasë ndeshjen e tyre të parë në Ligën Premier .

Kostas Tsimikas thuhet se mori një lëndim gjatë turneut të Liverpoolit në Austri. Së fundmi, Ibrahima Konate u lëndua po ashtu gjatë ndeshjes së tyre të fundit para-sezonale kundër RC Strasburgut. Për fat të mirë, Klopp i tha faqes zyrtare të klubit se nuk dukej ‘shumë shqetësues’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori