Në një ndeshje shumë interesante, Prizreni 16 ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 102-88 (26:20, 29:17, 14:29, 33:22), në kuadër të javës së 14-të për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Në pesë minutat e para të ndeshjes u zhvillua një lojë e barabartë, por më pas prizrenasit shkëputen në 21:13, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 55-37.
Por, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe hynë furishëm në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku ngushtuan shifrat në vetëm tri pikë, 69:66, sa ishte rezultati pas 30 minutash.
Ndeshje shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mysafirët që afroheshin në rezultat dhe shkëputjen e vendasve. Dy minuta nga fundi, prishtinasit afruan rezultatin në 93:88, por në momentet e fundit, prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 102-88.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e tetë asistime, Courtney Fells me 14 pikë, 11 pikë, tetë asistime, Michael Green me 21 pikë dhe Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Nick Tomsick me 20 pikë me pesë asistime.
Prizreni 16 ka nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin
Pioli: E vuajtëm shumë eliminimin nga Liga e Evropës dhe humbjen në derbi
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron