LAJMI I FUNDIT:

Prishtina udhëton në Gjilan, Feronikeli i shkon Trepçës 89 – e shtunë e nxehtë në Ipko Superligë ku mund të ndryshojë kreu

Prishtina udhëton në Gjilan, Feronikeli i shkon Trepçës 89 – e shtunë e nxehtë në Ipko Superligë ku mund të ndryshojë kreu

Një e shtunë shumë e nxehtë do të jetë kjo në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, e ku mund të ketë ndryshime radikale tabelare.

Janë tri skuadrat e para në tabelë që kanë distancë prej vetëm tri pikësh vendi i parë me të tretin, e që zhvillojnë ndeshjet e tyre – të trijat në udhëtim.


Apetitet për të garuar për titull nuk i kanë fshehur, por formën e mirë do të kërkojnë të vazhodjnë edhe në ndeshjet e vështira në udhëtim.

Feronikeli i shkon Trepçës 89 në duelin shumë t ëvështirë. Nga dy barazimet këtë edicion, njërin Feronikeli e kishte ndaj mitrovicasve në Drenas, çka është tregues se ky duel do të jetë shumë i vështirë për liderin e tabelës, marrë parasysh se Trepça s’ka humbje në tetë ndeshjet e fundit, e ka shënuar vetëm tri fitore në proces.

Me një fitore, Trepça do të rikthehej fuqishëm për kreun e tabelës, kurse Feronikeli do të vazhdonte distancimin dhe shkëputjen, nëse ekipet ndjekëse do të gabojnë.

Prishtina është ekipi i parë që ndjek Feronikelin dhe kryeqytetasit udhëtojnë në një fushë shumë të vështirë, në Gjilan për t’u takuar me skuadrën e kuqe të qytetit të Anamoravës.

Prishtina do të vazhdojë të ketë mungesën e Gauthier Mankendas, por rikthimi në formë i Mario Morinës dhe Basit Abdul Khalid janë ogure të mira për bardh e kaltrit, që do të provojnë të përfitojnë nga ndonjë gabim i mundshëm i Feronikelit.

Por, Gjilani nuk është arrë e lehtë, sidomos në shtëpi. Me 17 pikë në tabelë, vendasit vijnë me një motivim të lartë pas fitores ndaj Feronikelit javë më parë kurse forma në shtëpi është solide me vetëm dy humbje nga në 12 ndeshjet e fundit. E sa herë shkon Prishtina në Gjilan, edhe rivaliteti është i madh për shkak të historisë që kanë këto dy skuadra.

Skuadra së fundmi e rikthyer në formë, Llapi, pas fitores në shtëpi dhe barazimit ndaj Trepçës në Mitrovicë, do të kërkojë të përfitojë po ashtu nga ndonjë gabim i mundshëm në raport me dy skuadrat që janë më përpara në tabelë, Prishtina (1 pikë më shumë) dhe Feronikeli (3 pikë më shumë).

Misioni nuk është i lehtë për Llapin pasi Drenica gjendet në moment të mirë pas dy fitoreve rresht, së pari ndaj Flamurtarit në udhëtim dhe ndaj Lirisë në shtëpi.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:45.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori