LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Prishtina mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Pas përfundimit të kualifikimeve për një vend në FIBA Europe Cup janë mësuar edhe grupet për edicionin e ri.

Përderisa ekipet tjera janë dashur të zhvillojnë nga tri xhiro, Z Mobile Prishtina është e kualifikuar direkt në fazën e grupeve.

Pjesë e Grupit E, së bashku me Prishtinën, janë edhe Bakken Bears (Danimarkë), Cherkaski Mavpy (Ukrainë), si dhe Steaua Bucuresti(Rumani).

Bakken Bears janë skuadra më e trofeshme në Danimarkë me 16 tituj e 11 Kupa.

Kampioni aktual i Danimarkës është pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane dhe vitin që lamë pas ishte edhe në “TOP 4” ekipet e FIBA Europe Cup, ku humbi në gjysmëfinale.

Cherkaski Mavpy, kampion aktual në Ukrainë, ku dihet se basketbolli në shtetet e ish Bashkimit Sovjetik është sport mjaft i zhvilluar.

Ukrainasit gjithashtu kanë marrë pjesë edhe më herët në garat evropiane, si FIBA Euro Cup dhe FIBA Europe Cup.

Steaua Bucuresti emër i njohur në sportin evropian. 21 herë kampion i Rumanisë dhe dikur ishte renditur e treta në Euroleague.

Traditë të madhe në basketboll si në Superligën rumune, ashtu si edhe dy ekipet tjera të grupit, me eksperiencë të madhe në Evropë.

Z Mobile Prishtina në ndeshjen e parë më 16 tetor, e pret kampionin ukrainas Cherkaski Mavpy. /Telegrafi/