Prishtinasit i treguan që në fillim vendasve se nuk kanë ardhur për të bërë shaka, duke e dominuar në tërësi pjesën e parë të cilën e mbyllën me 20 pikë epërsi, 23-43.

Pas pushimit, lojtarët e udhëhequr nga Edin Kërveshi ia nisën ndeshjes me një motivim të shtuar, teksa arritën ta fitojnë çerekun e tretë (29-24).


Sidoqoftë, ky entuziazëm nuk u ndihmoi prizrenasve që ta përmbysnin epërsinë e lartë të Sigal Prishtinës, pasi që këta të fundit marshuan drejt fitores pa kurrfarë problemi. Ndeshja përfundoi me rezultat, 67-88.

Lojtari më i mirë i Sigal Prishtinës ishte Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë dhe 5 asistime, ndërsa për Bashkimin u dallua Mujo Tuljkovic me 21 pikë.

Në anën tjetër, Peja edhe pse shkoi si favorite në Therandë, ka pësuar humbje nga KB Golden Eagle Ylli, të cilët me një paraqitje fantastike arritën një fitore të madhe me një pikë epërsi, 73-72.

Më meritori për këtë fitore të Yllit ishte Najee White me 23 pikë dhe 10 kërcime, që u ndihmua edhe nga Artin Gashi që shtoi 15 pikë tjera. Te Peja më i dalluari ishte Jozo Brkiq me 17 pikë.

ylli(1)

Pas xhiros së 18-të, Sigal Prishtina tashmë është shkëputur më shumë në krye të tabelës me 35 pikë, ndërsa Peja mbetet në pozitën e dytë me 33. Me fitoren e sotme KB Golden Eagle Ylli ka bërë një hap para drejt kualifikimit për play-off, pasi që ka kaluar Trepçën në vendin dhe ka rrëmbyer pozitën e katërt me 27 pikë, një më pak se Bashkimi në pozitën e tretë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app