Në kuadër të xhiros së 18-të, të Raiffaisen Super Ligës së Kosovës, Prishtina e ka mposhtur Trepçën me shifra bindëse 3-0, njësoj ka bërë edhe Ferronikeli që e ka zhytyr në krizë edhe më të thellë Vëllaznimin.


pr1(4)

Prishtina e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi në startin e edicionit pranveror, pasi në shtëpi ka mposhtur Trepçën me shifrat e larta 3:0. Tre gola për tri pikët e rradhës me realizator Ahmet Haliti dhe Labinot Osmanin dy herë, Prishtina ngritet në kuotën e 31 pikëve dhe javën ardhshme udhëton në Ferizaj për tu përballur po me këtë skuadër.

Kampioni dimëror Ferronikeli po ecë me hapa kampioni edhe në atë pranveror. Ekuipazhi i drejtuar nga Gani Sejdiu ka realizuar një tjetër tre golësh pas atij të kupës, por kësaj rradhe me viktimë të re. Është Vëllaznimi nga Gjakova që ka pësuar nga Ferronikeli (3-0). Qemajl Elshani, Lapidar Lladrovci dhe Behar Maliqi ishin katalizatorë të fitores që vazhdon ta mbajë skuadrën nga Drenasi në krye të tabelës me 34 pikë, deri sa xhiron e rradhës ballafaqohet me Trepçën.

Në ndeshjen tjetër Istogu ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e realizo Besnik Krasniqi nga penaltia për ti dhënë shpresë “troftave” për një mbijetesë në pranverë. /Telegrafi/

prr(1)



 

telegrafi sport app