LAJMI I FUNDIT:

“Princesha e Uellsit” – titulli që nuk po gjen qetësi, 26 vite më parë Princesha Diana kishte përjetuar një fatkeqësi të rëndë nga e cila edhe vdiq

“Princesha e Uellsit” – titulli që nuk po gjen qetësi, 26 vite më parë Princesha Diana kishte përjetuar një fatkeqësi të rëndë nga e cila edhe vdiq

Princesha e Uellsit dhe e gjithë familja e saj po përjetojnë ditët më të këqija të jetës.

Kate Middleton dje (e premte) njoftoi se po merr trajtim me kemioterapi për kancerin që iu diagnostikua pas një operacioni në abdomen, dhe në një mesazh emocional që ka prekur të gjithë botën, ajo u përqendrua kryesisht te fëmijët e saj. Të tre fëmijët e Princeshës së Uellsit janë nën moshën 11 vjeçare.


Princi George është 10 vjeç, Princesha Charlotte është nëntë vjeçe, ndërsa Princi Louis është vetëm pesë vjeç. I ati i tyre, Princi William, që në fillim të vitit mësoi se të dy, bashkëshortja dhe babai i tij, kanë diagnoza të kancerit. William humbi nënën e tij kur ishte 15 vjeç. Princesha Diana vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku në Paris më 31 gusht të vitit 1997, dhe vdekja e saj tronditi të gjithë botën.

Princesha Diana dhe partneri i saj në atë kohë, Dodi Al Fayed u larguan nga hoteli “Ritz” në Paris me veturë për në apartamentin e tij në Champs-Élysées. Paparacët i ndoqën gjatë gjithë kohës, të dëshpëruar për të kapur fotografi të princeshës, e cila në atë kohë ishte gruaja më e fotografuar në planet.

Tre anëtarë të Familjes Mbretërore aktualisht po vuajnë nga kanceri
Lexo po ashtu Tre anëtarë të Familjes Mbretërore aktualisht po vuajnë nga kanceri

Çifti u nis me shoferin dhe një anëtar të sigurimit në një veturë të tipit “Mercedes” nga qendra e Parisit drejt apartamentit të Dodit, por sapo hynë në tunelin Pont de l’Alma, shoferi humbi kontrollin e veturës dhe u përplas me një shtyllë.

Dodi Al Fayed vdiq në vend, ndërsa për Princeshën Diana luftoi me jetën për disa orë. Ajo vdiq në orën 4 të mëngjesit, dhe lajmi për vdekjen e saj përhapet në të gjithë planetin brenda një ore. Funerali i saj u ndoq nga dy miliardë njerëz.

Princi Harry në memuarët e tij “Spare” shkroi se atë kohë ai dhe William ishin në rezidencën verore mbretërore të Balmoral. Lajmin për vdekjen e nënës ua bëri të ditur babai i tyre Charles.

Mbretëria e Bashkuar u shokua në mënyrë të paparë, dhe publiku shtynte mbretëreshën Elizabetë që të fliste për Dianën, e cila zyrtarisht ishte divorcuar nga princi vetëm një vit më parë. Mbretëresha Elizabeta vendosi që Diana të ketë një funeral mbretëror dhe u varros një javë pas vdekjes.

Funerali u ndoq nga dy miliardë njerëz. Diana është varrosur në një ishull në një liqen në pronën Althorp ku edhe është rritur. Varri i saj është ende i padisponueshëm për publikun dhe askush përveç familjes së saj të afërt nuk e ka parë ndonjëherë. /Telegrafi/

Videoja ilustruese se si paramendohet të ketë ndodhur aksidenti fatal i Princeshës Diana:

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori