LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin

Prezantohet Cristano Ronaldo: Nuk kam ardhur si turist, dua të bëj histori me Juventusin

Cristiano Ronaldo ka kaluar testet mjekësore me Juventusin, klub me të cilin ka arritur marrëveshje trevjeçare.

Portugezi pas një periudhë të lavdishme me Real Madridin, futbollisti ka zgjedhur të vazhdoj karrierën me kampionin italian.


Ai ka folur për herë të parë si lojtar i bardhezinjve gjatë prezantimit në zyret e klubit në Torino.

“Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë. Ishte një vendim që e kam marrë ngadalë. Një vendim i lehtë për madhështinë e klubit ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”.

“Kemi një trajner të madh. Një president që i atribuohen sukseset. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu”.

“Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen. Unë jam ende shumë i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat, nga Sporting në Manchester dhe tani në Juventus. Është një sfidë dhe jam shumë i përgatitur. Gjërat do të jenë mirë, unë jam i qetë”.

“Lojtarët e moshës sime zakonisht shkojnë në vende të tjera, me gjithë respektin e duhur. Në këtë pikë të karrierës sime duke luajtur në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Faleminderit Juventusin për mundësinë e madhe që më dha mua”

“Historia ime në Real ka qenë e shkëlqyer, falënderoj tifozët, por tani dua t’ia kushtoj vetveten kësaj faze të re të jetës sime. Mezi po pres të luaj. Unë jam shumë i motivuar dhe dua t’u tregoj italianëve se jam një lojtar i niveleve të larta”.

“Dua të lë një shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë. Serie A? Një kampionat i vështirë, shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur asgjë të lehtë dhe jam person që i pëlqen të del nga zona ime e rehatisë. Jam i bindur në veten time, në shokët e mi dhe në klub”.

“Titulli i Ligës së Kampionëve është një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi erdhi pranë nesh, por finalja është gjithmonë një ndeshje e panjohur. Për këtë unë shpresoj t’i sjell fat të mirë, por me mendje paqësore. Ne do të luftojmë për të gjitha trofetë”.

“Ovacionet e shikuesve? Një moment spektakolar për mua. Një mirëseardhje e mrekullueshme dhe për këtë i falënderoj të gjithë, që ishte në stadium, në terrenin e stërvitjes, në aeroport. Të gjithë. Unë do të jap përgjigjen time në këtë fushë”.

“Nuk kisha vendosur në natën e fundit. Falënderoj presidentin që ka menduar për mua. Arritja në këtë fazë është një motivim i madh. Unë jam i ndryshëm nga të tjerët”.

“Unë kam takuar tashmë trajnerin Allegrin dhe stërvitjet do t’i filloj më 30 korrik. Dua të luaj qysh në ndeshjen e parë të Serie A”.

“Unë nuk kam ardhur këtu me pushime. Dua të triumfoj me Juventusin. Jam këtu për të lënë shenjë në historinë e klubit dhe jam i sigurt se çdo gjë do të shkoj mirë”.

Topin e Artë nuk është diçka që unë e marr parasysh. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe të jem më i mirë. Nëse gjërat shkojnë mirë, me siguri do të kem mundësi ta fitoj. Por nuk është diçka që më bën të mbes pa gjumë”.

Mourinho: La Liga do të shikohet shkaku Messit, Serie A për arsye të Ronaldos, por për cilësi është Liga Premier
Lexo po ashtu Mourinho: La Liga do të shikohet shkaku Messit, Serie A për arsye të Ronaldos, por për cilësi është Liga Premier

“Juventusi më dha një mundësi të madhe. Është një hap përpara në karrierën time. Nuk është rastësi që kam fituar shtatë kampionatet e fundit. Ndihem i nderuar që Juventusi ka menduar për mua. Dhe unë dua ta dërgoj në një nivel më të lartë”.

“Unë dua të jem më i miri jashtë dhe në terren: në stërvitje, me të rinjtë. Është një moment i veçantë. Kam nënshkruar për katër sezone dhe jam i sigurt që do t’iu jap një gëzim të madh tifozëve”.

Si i shpenzon Cristiano Ronaldo milionat e tij
Lexo po ashtu Si i shpenzon Cristiano Ronaldo milionat e tij

“Unë nuk kam folur me Ancelottin, por është një person që gjithmonë do ta mbaj në zemrën time, sepse më ka dhënë aq shumë. Do të jetë mirë ta takoj”.

“Rivaliteti për golashënuesin më të mirë në Itali? Unë nuk kam rivalitet me lojtarë të tjerë, nuk është në etikën ime, nuk më pëlqen të krahasoj veten me të tjerët. Unë jam i interesuar vetëm për të fituar dhe për ta bërë gjithmonë më të mirën. Mosha nuk ka rëndësi. Ndihem mirë, jam i lumtur. Mezi po presim që të fillojë”.

Kur u pyet për rivalitetin me Messin, Ronaldo u përgjigj “Unë nuk i shoh lojtarët e tjerë si rivalë, ai njeri nuk jam unë”.

“Ishte një sfidë e mirë me Messin. Të gjithë juve kjo ju pëlqeu dhe ishte interesante. Por unë kurrë nuk e pashë atë si një rival. Ju gjithmonë doni të jepni më të mirën për ekipin tuaj”, tha në konferencën për shtyp gjatë prezantimit si lojtar i kampionit italian.

Juve e ka transferuar 33-vjeçarin për shumën prej 105 milionë eurove gjersa futbollisti do të paguhet 120 milionë euro për katër vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori