LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas thotë se raketat ruse kanë goditur qendrën tregtare, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë në Kremenchuk

Presidenti ukrainas thotë se raketat ruse kanë goditur qendrën tregtare, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë në Kremenchuk

Një sulm me raketa gjigante që ndodhi nga ana e ushtrisë ruse, ka bërë që disa prej tyre të godasin qendrën tregtare, brenda të cilës ishin mbi 1.000 civilë në qytetin ukrainas Kremenchuk, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky.

“Qendra tregtare është kapluar nga zjarri, ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të lokalizojnë zjarrin, kurse numri i viktimave është pothuajse i pamundur të imagjinohet sa do të jetë”, tha ndër tjera në mesazhin e postuar në Telegram nga presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.


Pamjet nëpër rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të njerëzve jashtë qendër tregtare që ishte përfshirë nga zjarri.

Pamje dhe detaje që tregojnë se "ku po e çon Rusia grurin e vjedhur të Ukrainës"
Lexo po ashtu Pamje dhe detaje që tregojnë se "ku po e çon Rusia grurin e vjedhur të Ukrainës"

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 tjerë janë lënduar në këtë sulm, pretendon shefi i zyrës së presidentit.

E kryetari i qytetit Vitaliy Meletskiy, tha se sulmi ka shkaktuar vdekje dhe lëndime, duke mos dhënë numrin e saktë të tyre.

Kremenchuk është rajoni me rafineritë më të mëdha të naftës në Ukrainë.

Ky qytet industrial kishte një popullsi prej 217 mijë njerëzve, para se të fillonte pushtimi rus në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/


telegram.org

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori