LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Besiktasit: Balotelli do t’i bashkohet Juventusit

Presidenti i Besiktasit: Balotelli do t’i bashkohet Juventusit
(Foto: Instagram/mb459)

Presidenti i Besiktasit, Ahmet Nur Cebi, ka nxitur armiqësi me homologun e tij te Adana Demispor, Murat Sancak, duke thënë se Mario Balotelli do t’i bashkohet Juventusit.

Sancak e ka irrituar patronin e Besiktasit duke thënë se do ta angazhojë Senol Gunesin në postin e trajnerit për edicionin e ardhshëm, ndërsa pos që e ka mohuar këtë Nur Cebi ka ardhur edhe me një kundërdeklaratë që është lidhur me sulmuesin italian.


“Nuk e di që Sancak është shef i Besiktasit. Nuk e di që e kam angazhuar atë si zëdhënës për mediat. Nuk është e përshtatshme që presidenti i Adana Demirsporit të bëjë një deklaratë lidhur me Besiktasin, gjë që ka qenë një gënjeshtër e madhe”.

“Edhe unë mund t’ju jap informacion nga Adana Demirspor. Vincenzo Montella do të shkojë te Trabzonspori në vitin e ardhshëm, ndërsa Mario Balotelli do të shkojë te Juventusi”, ka deklaruar Ahmet Nur Cebi.

Dygolësh nga Balotelli, intervenime vendimtare nga Muriq – dy protagonistët e fitores së Demirspor
Lexo po ashtu Dygolësh nga Balotelli, intervenime vendimtare nga Muriq – dy protagonistët e fitores së Demirspor

Duket e qartë se qëllimi i presidentit të Besiktasit ka qenë që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë homologut nga klubi rival, meqenëse është thuajse e pamundur që Balotelli t’i bashkohet Juventusit në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori