Në takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, Ministri, Kujtim Shala, ka shprehur angazhimin në rritjen e cilësisë dhe përkrahjen e merituar për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat sportive.

“Në këtë takim është diskutuar për ngritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimit me të drejta të plota në federatat përkatëse evropiane e botërore të këtij sporti,” thuhet në një komunikatë për medie të Ministrisë.


Belegu ka përmendur edhe nevojën e miratimit të Ligjit për sponsorizim i cili do të krijonte lehtësira për kërkesat tashmë në rritje nga federatat sportive për përkrahje pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app