Prapashtica, trajner i ri i Hajvalisë

Në fakt, ish-portieri i njohur kosovar e mori këtë pozitë për faktin se e posedon Licencën A, gjë të cilën nuk e ka trajneri Ismet Munishi.
Prandaj, zyrtarisht, Prapashtica do të figurojë si trajner i klubit prishtinas, por që realisht, ‘bossi’ do të jetë miku i tij, Munishi, me të cilin e shpallën Llamkos Kosovën kampion të Kosovës sezonin e kaluar, shkruan Gazeta Olle.
Hajvalia do ta nis pjesën e dytë të sezonit ndaj Drenicës nesër, ndërsa synon të shpallet kampion i Kosovës, për herë të parë në histori, këtë sezon.

Nga
Telegrafi
28/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































