Samir Handanovic është rikuperuar nga COVID-19 dhe mund të ketë të drejtë të luajë kundër Bolognas pas pushimit ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i Sllovenisë ishte testuar pozitivisht në 17 mars, por sipas disa raporteve në Itali, testi i fundit i tamponit që iu nënshtrua u kthye negativisht.

Interi nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Interi në telashe, Handanovic rezulton pozitiv me COVID-19 Interi në telashe, Handanovic rezulton pozitiv me COVID-19

36-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim për të rifilluar trajnimet me pjesën tjetër të ekipit.

Prandaj, ai mund të ketë të drejtë të luajë kundër Bolognjas në Stadio Dall’Ara më 3 prill, kur Serie A rinis pas ndërprerjes ndërkombëtare.

Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino janë ende pozitivë me COVID-19 dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në ditët në vijim. /Telegrafi/