LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje mbi konfliktin e mbrëmshëm, ku mbeti i përfshirë Meriton Mjekiqi

Policia jep detaje mbi konfliktin e mbrëmshëm, ku mbeti i përfshirë Meriton Mjekiqi

Mbrëmë (e martë) rreth orës 22:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka ndodhur një konflikt mes dy palëve në një mosmarrëveshje trafiku.

Njëri nga të përfshirët ishte edhe moderatori dhe menaxheri i njohur, Meriton Mjekiqi, i cili u mor në pyetje nga autoritetet pas ngjarjes.


Lajmin për Telegrafin, e konfirmoi Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram

Pas marrjes në pyetje, Mjekiqi u la i lirë dhe këtë e konfirmoi avokati i tij, Asdren Hoxha, përmes një njoftimi në Facebook.

“Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rruge edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar Avokati Hoxha në Facebook.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në një kumtesë për Telegrafin, ka treguar detaje shtesë lidhur me ngjarjen e mbrëmshme.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Meritoni përndryshe njihet si prezantues i programit “Gjoni Black”, i njohur për promovimin e muzikës hip-hop. /Telegrafi/

Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram