LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon avokati i Meriton Mjekiqit: Ai është i lirë

Konfirmon avokati i Meriton Mjekiqit: Ai është i lirë

Mbrëmë (e martë) është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës, moderatori dhe menaxheri Meriton Mjekiqi.

Lajmi u konfirmua nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ndërsa mësohet se arsyeja e ndalesës së tij ka qenë një konflikt mes dy veturave në kryeqytet.


Pas intervistimit, ai është lënë i lirë dhe kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Asdren Hoxha.

Arrestohet moderatori dhe menaxheri Meriton Mjekiqi
Lexo po ashtu Arrestohet moderatori dhe menaxheri Meriton Mjekiqi

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi, ku shfaqet krah moderatorit, teksa konfirmon se ai është i lirë, dhe se nuk ndodhet në arrati dhe as nuk është intervistuar për gjuajtje me armë – ashtu siç u raportua gabimisht në disa media.

“Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrëfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrëfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rruge edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar Avokati Hoxha në Facebook.

Meriton Mjekiqi përndryshe njihet si autor dhe prezantues i emisionit “Gjoni Black”, që promovon emra të ndryshëm të muzikës hip-hop.

Ai gjithashtu është menaxher i disa prej rep-artistëve të suksesshëm të tregut muzikor vendor. /Telegrafi/

Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
'Bëhet i gjallë

'Bëhet i gjallë" - Heidi Baci publikon një video të Romeos duke i rënë pianos

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

Magazina
Kalo në kategori