LAJMI I FUNDIT:

Pogba largohet nga Juventusi

Pogba largohet nga Juventusi

Çdo ditë flitet për mundësinë e largimit të Paul Pogbas nga Juventusi.

Por pas eliminimit të “Zonjës së Vjetër” nga Liga e Kampioneve këto zëra pritet të shtohen akoma më shumë, duke parë edhe pretendimet e vetë futbollistit 23-vjeçar.


Pothuajse të gjithë klubet më të rëndësishme të Evropës janë përfshirë në garë për mesfushorin e Juventusit, i cili pritet të shndërrohet në një objekt ankandi në afatin e kësaj vere.

Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë skuadrat qe janë më shumë të interesuara për Pogba, ndërkohë që edhe Reali i Madridit nuk mbetet pas.

Së fundmi ka nënshkruar edhe një kontratë me Adidas, që do të thotë se marka mund të ndikojë në zgjedhjen për destinacionin e ardhshëm të tij.

Ndërkaq, Juventusi mund të humbasë përfundimisht edhe të riun Coman, i cili e ndëshkoi në Ligën e Kampioneve me fanellën e Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë, të cilët e kanë marrë 20-vjeçarin francez në formë huazimi për 2 sezone, mund ta blejnë kartonin e tij për 21 milionë euro.