LAJMI I FUNDIT:

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa
Reklama

Pasi u pyet nëse pronarët e Chelseat janë të zhgënjyer me fillimin e tij të dobët në klub, Mauricio Pochettino tha pas ndeshjes me Aston Villan se ata duhet të mbështesin planin e tij.

Blutë u mposhtën 1-0 në shtëpi në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, duke vazhduar me formë të dobët.


“Sigurisht që ata janë të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë ata duhet të mbështesin planin”, ka thënë pas ndeshjes Pochettino.

Chelsea mposhtet në shtëpi nga Aston Villa
Lexo po ashtu Chelsea mposhtet në shtëpi nga Aston Villa

“Ne ishim pak të pafat, sa raste kishim si Aston Villa. Ne tentuam të bllokonim goditjen, por që topi përfundoi në rrjetë. Kjo ndodhi, ne duhet të pranojmë realitetin, por ishte pak i pafat”.

“Me 10 lojtarë i detyruam të ktheheshin dhe krijuam shumë raste. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë po ndodh, por duhet të jemi të qetë, skuadra po krijon, skuadra po lufton, nuk mund të themi se u dorëzuan pas 70 minutash, lojtarët po luftonin dhe shpresojmë se ne mund ta ndryshojmë rrjedhën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar trajneri argjentinas.

Pochettino duket të jetë mjaft i qetë pavarësisht se ka humbur tre nga gjashtë ndeshjet e tij të para në Ligën Premier me Blutë.

Megjithatë, ai do të duhet të përmirësojë rezultatet për të ruajtur besimin e pronarëve dhe për të qëndruar në rolin e tij për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Moment tmerrues për gjyqtarin, i transportuar me barelë pasi u rrëzua në tokë nga lëndimi i rëndë

Moment tmerrues për gjyqtarin, i transportuar me barelë pasi u rrëzua në tokë nga lëndimi i rëndë

Ligat tjera
Tronditje në Gjermani: Vdiq në moshën 26-vjeçare lojtari që konsiderohej si një talent i madh

Tronditje në Gjermani: Vdiq në moshën 26-vjeçare lojtari që konsiderohej si një talent i madh

Ligat tjera
Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Tenis
Kishte dështuar te Barcelona, por gjigantët e Ligës Premier janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro në janar për Todibon

Kishte dështuar te Barcelona, por gjigantët e Ligës Premier janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro në janar për Todibon

La Liga
Manchester United me 'kontratë në tavolinë' për Ancelottin - dy lojtarë e presin me padurim italianin në Old Trafford

Manchester United me 'kontratë në tavolinë' për Ancelottin - dy lojtarë e presin me padurim italianin në Old Trafford

Premier League
Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar

Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar

Premier League
Kalo në kategori