LAJMI I FUNDIT:

Pochettino thotë se futbollistët e tij duhet ta kuptojnë se luajnë për një klub të madh si Chelsea

Pochettino thotë se futbollistët e tij duhet ta kuptojnë se luajnë për një klub të madh si Chelsea

Chelsea u rikthye te fitoret në Ligën Premier, pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 në Stamford Bridges rivalin lokal, Crystal Palace.

Trajneri Mauricio Pochettino pas ndeshjes theksoi se lojtarët e tij duhet të kuptojnë se përfaqësojnë një klub elitar si Chelsea dhe se në Ligën Premier duhet luftuar gjatë gjithë 90 minutëshit.


“Duhet ta kuptojmë se jemi Chelsea, një klub me histori të madhe. Këtu presioni për të fituar është maksimal, por lojtarët janë shumë të rinj. Duhet të kuptojnë realitetin e Ligës Premier, këtu duhet luftuar shumë për të fituar ndeshjen dhe shpesh në këtë sezon na ka munguar agresiviteti”.

Fitore e vështirë e Chelseat në shtëpi ndaj Crystal Palaces
Lexo po ashtu Fitore e vështirë e Chelseat në shtëpi ndaj Crystal Palaces

“Do të jetë e vështirë për të ndërtuar vazhdimësinë e duhur sepse jemi në mesin e një procesi, megjithatë kjo skuadër ka kualitet”, tha Pochettino.

Tutje trajneri argjentinas tha se duhet të jetë realist, pasi fillimisht duhet të ndërtohet mentaliteti i duhur.

Chelsea do të largojë pesë lojtarë gjatë janarit, Armando Broja në listë
Lexo po ashtu Chelsea do të largojë pesë lojtarë gjatë janarit, Armando Broja në listë

“Duhet shumë karakter dhe luftë, këto janë dy pikat kryesore në të cilën kërkojmë ta ndërtojmë skuadrën. Dua shumë t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe të jem në krye, por më duhet të tregohem realist”.

“Për mua e rëndësishme është të besojmë dhe të shtyjmë përpara, lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur dhe nëse fitojmë ndeshje si kjo ndaj Crystal Palace atëherë me siguri që do të rritemi shumë edhe në aspektin e rezultateve”, u shpreh Pochettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori