Një numër i klubeve më të mirë evropiane janë në treg duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit danez, Christian Eriksen të Tottenham Hotspur.

Kontrata e Eriksen me Spurs skadon verën e ardhshme, në verën e vitit 2020, por disa klube e duan që në janar.

Juventus, Inter dhe Real Madrid janë disa nga klubet kryesore që janë në garë për mesfushorin.

Christian Eriksen. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, duke folur për media, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino ia ka mbyllur dyert çdo dalje të mundshme për lojtarin në afatin e janarit.

“Unë besoj se nuk do të ketë ndryshime në skuadër, besoj në ata që janë këtu”, deklaroi ai.

Mauricio Pochettino, trajner Tottenham. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Eriksen pritet të qëndrojë në klubi të paktën deri verës, me mundësinë që lojtari të nënshkruajë një kontratë të re,  por gjasat janë të pakta. /Telegrafi/