Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.51 euro për litër.


Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.

Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. /Telegrafi/