Po vjen finalja historike, Prishtina e gatshme për t’i shkelur bullgarët

Prishtina ka gati “armët” për bullgarët dhe do fitore qysh në finalen e parë. Synon një fitore sa më bindëse, që në ndeshjen e kthimit të jetë më e qetë dhe të përqafojë trofeun e çmueshëm, transmeton BotaSot.
Tifozët ‘Plisat’ si gjithmonë gati, por kësaj here premtojnë një spektakël të madh dhe për mbamendje.
Kryetari i klubit, Blerand Stavileci, shpreson në fitore, sikurse edhe drejtori i përgjithshëm, Florian Miftari. Trajneri Marjan Ilievski e njeh mirë ekipin bullgar dhe është optimist në triumfin historik të Prishtinës, kurse kapiteni Edmond Azemi si asnjëherë më parë i mobilizuar dhe i gatshëm që të vdes edhe në fushë vetëm për fitore.
Finalja luhet të martën në orën 18:30, në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































