Kushtrim Mushica ishte njëri prej tetë personave në “fan clubin” Plisat kur një ditë pas protestës u shfaq policia e Kosovës për të zhvilluar një aksion.

Plisat pretendojnë sipas një prej antarëve që doli në intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, se pos tyre që janë rrahur në fytyrë dhe në shpinë, u dhunua fizikisht dhe është sharë edhe portieri i Prishtinës dhe i kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica.


Mushica nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë për media deri tani, por sipas tifozëve Plisat ai duket të jetë keqtrajtuar.

Ky do të ishte rasti më flagrant që ka njohur sporti i Kosovës, ku një lojtar përfaqësues i Kosovës rrahet nga policia për një aksion pas një proteste politike kur dihet se sporti dhe politika janë diametralisht të kundërta në formë dhe konturë. /Telegrafi/

telegrafi sport app