LAJMI I FUNDIT:

Pirja e marihuanës ishte afër t’ia humbiste karrierën legjendës së Arsenalit

Pirja e marihuanës ishte afër t’ia humbiste karrierën legjendës së Arsenalit
Ian Wright (Foto: Bob Thomas/Getty Images/Guliver)

Legjenda angleze e Arsenalit dhe Crystal Palacet, Ian Wright, ishte një konsumues i rregullt i cigares dhe marihuanës, por pas një testi anti-doping vendosi ta lë atë duke mos e rrezikuar karrierën.

Ian Wright ka shkruar një rrëfim rreth jetës dhe karrierës së tij, ku ka treguar kohën e tij si futbollist i Crystal Palace dhe Arsenalit, teksa si i ri ishte një konsumues i cigares dhe lëndëve narkotike.


Legjenda e Arsenalit me plis dhe shall kuqezi përshëndet tifozët shqiptarë (Foto)
Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit me plis dhe shall kuqezi përshëndet tifozët shqiptarë (Foto)

Jo shumë kohë pasi e pa veten në ekipin e parë në Palace në moshën 21-vjeçare, Wright ishte afër t’i hidhte poshtë të gjitha që i kishte arritur kur një test droge erdhi për t’u bërë në ndeshjen kundër West Bromit.

Sipas ish-sulmuesit anglez, ai ishte një duhanpirës i rregullt që nga mosha 17-vjeçare, teksa frikësohej që mund të bëhej edhe një i droguar i varur.

Historia e dhimbshme e lojtarit që bëri pesë operacione, 30 intervenime në gju, pushoi katër vite e gjysmë dhe prapë iu rikthye futbollit (Foto, +16)
Lexo po ashtu Historia e dhimbshme e lojtarit që bëri pesë operacione, 30 intervenime në gju, pushoi katër vite e gjysmë dhe prapë iu rikthye futbollit (Foto, +16)

“Si një fëmijë kam preferuar duhanin për të pirë. Isha një duhanpirës i keq nga një moshë shumë e hershme, dhe kohëve të fundit ajo ishte bërë një ritual i fundjavës”, ka thënë Wright, transmeton Telegrafi.

“Kur isha 18 apo 19-vjeçar kam kaluar 18 ditë në burgun e Chelmsford për mos-pagesën e gjobave të makinave. Kjo ishte sy-hapëse për mua. I thashë vetes: “Unë kurrë nuk do të kthehem në këtë vend apo kudo si ajo. Kurrën e kurrës”.

wright 4

“Unë gati e hodha poshtë gjithë karrierën time të futbollit, kur testet anti-doping të drogës erdhën pas një loje, pasi më pak se 24 orë kisha tymosur një ‘joint’ (cigare marihuane)”, ka theksuar ish-sulmuesi i rrezikshëm anglez.

“Që nga ajo ditë, unë kurrë më nuk kam tymosur një ‘Spliff’ dhe kështu shpëtova karrierën time”, përfundoi Wright, i cili tani . /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori