Pingpongistja kosovare, e para në Bullgari

Në Albena të Bullgarisë nga data 22-26 korrik 2015 u zhvillua Turneu i 17 Ndërkombëtar i pingpongut (17th OPEN, VETERANS INTERNATIONAL TABLE TENNIS FESTIVAL) në të cilin morën pjesë 239 pingpongistë dhe pingpongiste nga 19 vende të botës.
Edhe Kosova u paraqit në këtë festival me tre pingpongistë, të cilët përfaqësuan denjësisht vendin, njofton Klan Kosova.
Ndër ta, shkëlqeu pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku, duke fituar vendin e pare në konkurrencën e veteraneve (mbi 30 vjet) duke lënë pas vetes pingpongiste nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.

Nga
Telegrafi
28/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































