LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarët që mund t’i transferojë Emery te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar

Pesë lojtarët që mund t’i transferojë Emery te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar
Unai Emery (Getty Images)

Arsenali i Unai Emeryt mund të transferojë edhe pesë futbollistë tjerë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Reklama

Revolucioni Emeryt po zhvillohet mirë në Arsenal këtë verë, në sezonin e parë në 22 vjet, ku ata do të luajnë pa Arsene Wengerin, i cili pati sukses të madh në Londrën e Veriut gjatë kohës së tij në krye të Topçinjve.

Emery tashmë ka filluar të vendosë vulën e tij në klub në afatin a transferimeve duke kaluar Jack Wilshere dhe Santi Cazorla, ndërsa edhe Per Mertesacker ka marr një rol stërvitor në klub.

Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires
Lexo po ashtu Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires

Sa i përket të ardhjeve, Topçinjtë kanë sjell Bernd Lenon për të sfiduar Petr Cechin për një vend në portë, ndërsa Stephan Lichtsteiner dhe Sokratis Papastathopoulos janë bashkuar për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes.

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

Ka pasur edhe disa nënshkrime tjera të reja si Matteo Guendouzi nga Lorient dhe mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, i cili erdhi për rreth 30 milionë euro nga Sampdoria.

Nuk do të jenë vetëm lojtarët që do të ndryshojnë, por do të jetë edhe sistemi dhe stili i lojës, pasi Emery ka të ngjarë të kthehet në mbrojtje me katër, një sistem që ai dhe shumica e lojtarëve të tij janë më të kënaqur.

Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery
Lexo po ashtu Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery

Por, ka ende një numër gjërash që mund të ndryshojnë para se të fillojë sezoni, me thashethemet që sugjerojnë se Aaron Ramsey është në shënjestër të Chelseat, ndërsa ka ende dyshime për një numër lojtarësh që mund të largohen.

Trajneri spanjoll kërkon dy lojtarë në çdo pozicion dhe këtu janë pesë lojtarët që mund të transferohen në Emirates para se afati kalimtar të mbyllet.

1.Andre Gomes

2.Steven N’Zonzi

3.Goncalo Guedes

4.Bernard

5.Ousmane Dembele

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Serie A
Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

La Liga
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Ligat tjera
Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Ligat tjera
Kalo në kategori