LAJMI I FUNDIT:

Përveç Bitcoinit prezantimi i Libras ka zhvlerësuar edhe kriptovalutat e tjera

Përveç Bitcoinit prezantimi i Libras ka zhvlerësuar edhe kriptovalutat e tjera

Nuk ka qenë vetë Bitcoin si kriptovaluta e vetme e cila ka vuajtur nga kritikat nëpër të cilat po kalon plani i Facebook për lëshimin në përdorim të Libras, por edhe kriptovalutat e tjera më të vogla për nga vlera e tregut.

Vlera e Bitcoinit ra me 30 për qind në 18 muaj pas shqetësimeve të ngritura nga politikanë dhe autoritete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë ndaj planit të rrjetit social.

Ethereum ka humbur thuajse gjysmën e vlerës, Ripple dhe Litecoin ranë me 40 për qind, ndërsa Bitcoin Cash 42 për qind.

Ditë më parë, ministrat e Financave të G7-së hodhën dyshime mbi planin e Facebookut.

Ministrat e Financave të G7-së pritet të diskutojnë për rreziqet e kriptovalutës Libra
Lexo po ashtu Ministrat e Financave të G7-së pritet të diskutojnë për rreziqet e kriptovalutës Libra

Guvernatori i Bankës Japoneze, Haruhiko Kuroda, tha se një “task force” e G7-së duhet të ngritët për të hetuar kriptovalutat si Libra.

Në SHBA, senatorët kritikuar projektin, pasi Facebook zbuloi projektin Libra, Bitcoin u rrit me 55 për qind në vetëm nëntë ditë.

Investitorët e panë lëvizjen e Facebook si një hap i parë drejt adoptimit masiv të kriptovalutave.

Kongresistët amerikanë kundër Facebookut dhe kriptovalutës Libra
Lexo po ashtu Kongresistët amerikanë kundër Facebookut dhe kriptovalutës Libra

Po ashtu, Gjatë kësaj periudhe edhe katër kriptomonedhat e tjera u rritën me 10 për qind deri në 33 për qind. /Telegrafi/